Elton John ka vënë ne listë Dua Lipa-n dhe Neil Patrick Harris në pre-partyn e përvitshëm të Oscar në kuadër të mbështetjes ndaj Fondacionit Elton John AIDS.
Harris do ta prezantojë atë event në krah të John dhe bashkëshortit të tij, kineast dhe CEO I fondacionit, David Furnish. Dua Lipa ndërkaq është në përgatitje të perfomancës së saj. Të ftuarit e tjerë do të bëhen publikë në ditët në vijim.
“Këtë vit, po e sjellim pre-partyn e Oscar në shtëpinë e cdokujt për herë të parë në mënyrë vitrtuale me prezencën e paharrueshme te David, vetes, mikut tonë Neil Patrick Harris , të jashtëzakonshmes Dua Lipa plus dhe shumë emra të tjerë suprizë të famshmish,” – tha John gjatë deklaratës së tij. “Tani më shumë se kurrë, ne duhet të sigurohemi që një pandemi nuk mbizotëron mbi një tjetër, dhe të mos harrojmë 38 milion njerzit të cilët jetojnë me HIV dhe kanë nevojë për kujdesin tonë, dashurinë dhe suportin. Kështu shpresojmë që cdo kush të bëhet pjesë e kësaj pre-party special”
Dua Lipa shtoi: “Është një nder për mua të jem pjesë e një feste ikonë të Oscar dhe jam shumë krenare për suportin që po i jap Fondacionit Elton John AIDS në luftën e saj kundër reputacionit që ka mbi HIV pasi na duhet të ndërtojmë një botë më të këndshme dhe të përshtashme për të gjithë. Të ndash skenën me Elton John gjithashtu është një ëndërr që po bëhet realitet.
Biletat për festën virtuale tashmë janë në shitje ku cdo kush nga ne mund të bëhët pjesë.
Leave a Reply