Muffins pa gjalp

Home / Blog / Kulinari / Muffins pa gjalp

Kush nuk i njeh muffins?  Tortat e vogla për mëngjes amerikan të cilat janë shumë të thjeshta për tu përgatitur. Për të mos i bërë bisht kësaj menuje po ju propozojmë një recete pak më të lehtë: muffins pa gjalp.  Përdoret kos i bardhë i lehtë, pa gjalp dhe pa vaj.  Në mëngjes zgjimi dot të jetë  më i këndshëm nësë do të jenë duke ju pritur këto embëlsirat e lehta.

Përbërësit:

  • Kos i lehtë (temperaturë ambjenti) 125 g
  • Sheqer 120 g
  • Vezë (2 medium me temperaturë ambjenti) 110 g
  • Miell 00 200 g
  • Maja ëmbëlsirash 6 g
  • Lëkurë portokalli
  • Sheqer pluhur

Përgatitja:

  1. Për të bërë muffins pa gjalp së pari duhet të sitim miellin bashkë me majan e ëmbëlsirave.
  2. Hedhim masën e sheqerit, i trazojmë bashkë dhe i vemë menjanë.
  3. Në një enë qelqi hedhim vezet dhe i bashkojmë me kosin.
  1. Trazojini sa të bëhet një masë e njëtrajtshme.
  2. I hedhim masen e situr të miellit të vendosur menjanëz.
  3. Vazhdojmë trazojmë me një spatul gome derisa të marrim një mase kremoze pa kokrriza.
  1. E aromatizojmë me lekurën e portokallit të grirë.
  2. Mbushim 12 masa muffins me letrat e posacme prej 4 cm.
  3. Lini te paktën nje 1cm hapsirë tolerance për fryrjen e muffins.

Cdo muffins duhet të peshojë përafersisht 40 g.  Futini Brenda ne furrën e ngrohur me parë me program lart-poshte në 180° dhe lërini të piqen për 18 minuta.

  1. Nxirrini nga furra
  2. Hidhini sheqrin pluhur
  3. Lerini të ftohen

Kujdes:

Muffins pa gjalp mund të konservohen deri në 3-4 ditë duke i mbuluar me qelq. Mund ti ngrini pasi ti keni pjekur.

Burimi: https://www.giallozafferano.it/

Leave a Reply

Your email address will not be published.