Curtain Twitching- Pandemia në sytë e artistëve

Home / Magazine / Art / Curtain Twitching- Pandemia në sytë e artistëve

Muaj të tërë për të liruar veten nga perdet. “Curtain Twitching” lidhet me ndjesitë që krijoi lockdown-i, duke parë nga brënda jashtë dhe duke thurur intriga tek jetët e të tjerëve pasi e jona papritur kaloi në plogështi. Ekspozita prezanton katër këndvështrime te ndryshme globale nga artistët: Max Prus, Adam de Boer, Niyaz Najafov dhe Khaleb Brooks. “Curtain Twitching”shpalos backgroundet e artistëve duke na prezantuar me botën dhe vizionet e tyre.

Max Prus është një artits nga Norfolk, punët e tij prezantojnë përditshmërinë e tij. Artisti bërtet me format e tij vizuale  intrigën tek mondania.  Për shëmbull , Net Lurk, 2020 jep një kënd shtepiak dhe të gjithë bëjnë pyetjen se kush është spiuni?  Cfarë po shikojnë  ata nëpërmjet perdes? Disturbance on the Dover Street, 2020 ka një efekt të ngjashëm , ngjyra mustardë ka mberthyer kolltukët dhe  druri është i shpërndarë nëpër hapsirat e dhomës nëpërmjet objekteve të rrëzuara. Një karakter i dobët por ama me një dramë të pasur. Vepra artit është pikturuar  kur Max ishte rezident tek The Arts Club vitin që lamë pas. Fustrimi personal  i Max me presionin e mbylljes nga pandemia është i qartë tek Cogs Gears,Norfolk High Torque, 2020 dhe Omega Point, 2020 ku artisti ngjyrosi presionin e tij me të lartë që ka ndjerë në ate periudhë. Pjesa më e madhe e punëve te Max të cilat prezantohen në galeri janë krijime gjatë periudhës së pandemisë. (2020/2021)

Qetësia kaliforniane dhe indoneziane e Adam de Boers preznatojnë një botë tjetër nga ajo e Anglisë lindore të Max Prus e cila fshihet pas perdeve. Ndryshe këtu mbizotëron roza e perëndimit dhe vajzat sërfiste. Pikturat e tij plot diell jane realizuar me dyll ose e njohur ndryshe Batik Wax duke sjellë  ngjyra te mjegullta dhe surreale.  Sepak Boal (after Vallatton),2020 dhe Berenang di Malam, 2021 e con shikuesin në një bregdet provincial të Jakartës ku perendimet, pritja dhe perplasja e dallgeve te fusin në një qetësi pasqyrimi të dritës mbi dallget e pasdites së vonë në bregdetin perëndimor.

Niyaz Najafov është një artist nga AzerbaxhaniiI cili jeton në Paris, punët e tij kryesisht konsistojnë në kujtime të lidhura ngushtë me periudhën sovjetike të cilat reflekothen dita ditës në jetët e njerzve në një formë të ngjashme me Max. Veprat e ekspozuara në këtë galeri janë figura të mbyllura psikologjikisht , ku ne i shohim sot tek eksperiencat e njerëzve gjatë pandemisë. Në kontrast me Adam de Boers me ngjyra të ndritshme ne kanavac, Niyza prezanton një det më të zymtë dhe me ngjyra më të errëta dhe agresive. I njëti det është interpretuar në mijera mënyra.

The tides are changing ,2020 e Khaleb Brook perdor motivin e ujit duke përfishrë politikën, eksploruar errësirën, gjinitë dhe diferencën mes kujtimeve dhe historisë. Seritë e fundit të pikturave të artistit në fjalë kanë për tendecë të vënë në qendër të vëmëndjes  tregitnë e skllevërve përtej oqeanit atlantik. Protagonistët e veprave të artit janë qënie gjysëmm njëri dhe gjysëm krijesa deti simbol i relatës së ngushtë së diasporës afrikane me ujin por gjithashtu edhe mitizimin e figurës së njriut me ngjyrë si një qënie futuriste.

Burimi: https://www.galleriesnow.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.