Këshilla kujdesi për Ficus Lyrata

Home / Blog / Mirëqënie / Këshilla kujdesi për Ficus Lyrata

Nëse akoma nuk keni dëgjuar për atë, njihuni me Fikus Lyratën, e quajtur ndryshe fiku me gjethe fyelli. Kjo bimë e cila mbahet në ambjentet e brëndshme është bërë popullore  vitet e fundit fale blogjeve, rrjeteve sociale dhe revistave për interior design.

Lyrata është bima e thjeshtësise dhe e modës , pamja e së cilës pështatet  ëmbël me ngjyrat neutrale dhe trendy të dekorit të ambjentit. Është e madhe, mishtore, jeshile e errët.  Forma e lakuar gjetheve dhe e madhe tërheqin vëmendjen dhe trungu i hollë del ëmbël nga dheu.  Pjesa më e mirë është se sa më shumë rriten aq më bukur ngjajnë. 

Po cfarë problemesh mund të ketë një mrekulli e tillë? Shumë, shumë gjëra mund të shkojnë keq dhe ne jemi këtu për tu kujdesur për fikusin tënd per të mënjanuar cdo problem.

Përpara se t’ju bjeri në dorë një fikus lyrata, është e rëndësishme të kuptoni se si duhet ta trajtoni për ta mbajtur të gjallë.

Këtu jane 5 këshilla si të mbani shëndetshëm një ficus lyrata:

Drita dhe pozicionimi

Sigurisht, cdo lule kërkon dritë për tu rritur.  Por, fikus lyrata kërkon një ndricim specifik për të qënë e bukur gjithmonë. Drita indirekte e diellit është më e mira për të. Duke e vendosur fikusin tuaj pranë një dritareje ose një cepi ku reflekton dielli  do ta bëjë atë të jetë e shëndetshme dhe plot sharm.  Shmagni dritën direkte, kjo mund të ngadalësojë rritjen apo edhe ta vrasë plotësisht atë.

Rrotullimi i saj është gjithashtu një celës suksesi.  Do të vini re që lulja juaj ka për tendence të rritet në drejtim të dritës.  Rrotullojeni atë dhe në këtë mënyrë do ti jepni një formë simetrike dhe te drejtë.

Ujitja

Një pakujdesi tjeter… Sigurisht fiku me gjethe fyelli ka nevojë të ushqehet me uji. Gjithësesi, shumë uji mund ta vrasë.  Mënyra më e mirë është të provoni lagështinë e dheut me gisht. Futeni gishtin në dhe disa cm dhe nëse dheu është i thatë atëhere ka ardhur dita që ta ujisni, nësë  dheu është i njomë  prisni derisa të thahet. Në këtë formë filloni të njhhni dhe lagështirën e ambjentit tuaj. Mos e lini asnjëhër fikusin tuaj të notojë në ujë.  Ujiteni gjithmonë me uji ambjenti ose uji të vakët.

Temperatura

Temperatura idela është nga 14°C-18°C.

Hedhja e Plehut

Planifikoni ti ndërroni plehun lyratës tuaj 1 deri në 2 herë ne vit.  Sidomos me pleh të pasur dhe të tharë mirë. Kur fikusit i fillojn ti dalin rrënjet nga vazo, këto të fundit mund të fillojnë të ngatërrohen. Kjo do të sjellë bllokim të qarkullimit të ujit dhe mund ta cojë lulen drejt fikjes. Jepini lyratës suaj një shtëpi të re kështu që ajo mund të rritët me potencial të fortë!

Pastrimi

Të pastroni Lyratën është një domosdoshmëri. Ato gjethet e mëdhaja mbledhin pëlhura, të cilat mund të ndalojnë të marrin më të mirat nga drita. Duke përdorur një copë të butë për të fshirë gjethet njëher në muaj do ta bëjë atë të ketë jetë më të gjatë dhe të ngjajë lozonjarë sic i ka hije.

Burimi: https://plantscapers.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.