Regjisori I Mrs. Doubtfire konfirmon ekzistenën e një version R-rated (film i ndaluar për moshat nën 18- vjec) të filmit të sukseshem të vitit 1993, por ka shtuar që ai version nuk do të publikohet kurrë.
Në fillim të javës që lamë pas , një adresë ne Twitter e cila merret me publikim e fakteve kundrejt kinematografisë ka bërë një postim ku thuhet se Mrs. Dobutfire ka dy vesrsione. Atë ku është klasifikuar si film PG-13 ( film për tu parë nga femijët deri 13 vjec nën shoqërimin e prindit) dhe një version kategorise NC-17 (film per tu pare nga fëmijët 17 vjec nën shoqërimin e prindit). Në postim është vënë në dukje që kjo gjë ka ndodhur pasi Robin Williams shpesh herë improvizonte duke kaluar masën e humorit.

Duke qenë se kjo ishte vetëm një aludim i cili ngjalli shumë interes nga fansat e filmit , regjisori e mendoi të denjë ta mohonte si fakt tek Entertainment Weekly. Ama tha se kishte një version të kategorise R (film i ndaluar për moshat nën 18 vjec)
“E vërteta ëahtë që kishtë një kontratë të pashkruar mes meje dhe Robin. Ai do të bënte dy ose 3 dubla të skenarit dhe pastaj do të thoshte “Tani ma lër mua në dorë”. Ai me patjetër do të bënte rreth 15-22 dubla, 22 më së shumti.”- Kështu i tha regjisori Columbus EW-së.
Ai ndonjëher e kalonte cakun me humorin pasi nuk i shkonin një filmi të kategorise PG-13, por sigurisht ishin batuta shumë të bukura për një film të kategorisë R-rated.
Gjithësesi Columbus tha me bindje që nuk do të ketë publikime të një version të ri. Ato materiale do të përdoren vetëm në rast se do të bëhet një dokumentar mbi prodhimin e filmit “Mrs. Doubtfire”
“ Unë di vetëm se cfarë ka në film në këtë pikë, pasi ka kaluar shumë kohë. Por mbaj mend që ka materiale tmerresisht të bukura,” .
Columbus tha që vetëm një dokumentar do të ishte ajo cka do ti bënte ato materjale të përqafoheshin nga publiku.
Burimi:https://ew.com/
Leave a Reply